Përfundon rehabilitimi i mbetjeve në Skrapar, Rama: Investim që redukton ndotjen dhe përmirëson peizazhin

Nëpërmjet një “Live” në “Facebook” kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga Skrapari ku ka përfunduar rehabilitimi i vendepozitimit të mbetjeve që sipas tij ishte shnëdërruar në një gangrenë mjedisore.

Në terren për të vëzhguar punën e bërë ishte ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e saj ajo u shpreh: “I konsiderojmë mbetjet sikur na i sjell dikush tjetër nga Marsi. Ne i prodhojmë, ne i konsumojmë, ne duhet ti menaxhojme dhe ne duhet ti sistemojmë,” tha ndër të tjera Kumbaro.

Postimi i Plotë:

?Punë e mirë në #Skrapar ku ka përfunduar rehabilitimi i venddepozitimit

Punë e mirë në #Skrapar ku ka përfunduar rehabilitimi i venddepozitimit të përkohshëm të mbetjeve, që ishte shndërruar në gangrenë mjedisore

Ky investim redukton jo vetëm ndotjen, por përmirëson peizazhin duke rritur standardet e shërbimit të turizmit në zonë

Menaxhimi i mbetjeve është detyrë e bashkive, mbajtja pastër e mjedisit është detyrë e secilit prej nesh.

#ShqipëriaEArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim /albeu.com

 


Shtuar 7.02.2022 11:16