Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KAS gjobit Rakip Sulin dhe 5 sekretarë të Përgjithshëm të Ministrive

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka dënuar me një gjobë në vlerën 100 mijë lekë kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli me argumentimin se ka përdorur burime publike për fushatë elektorale.

Suli akuzohet se ripostoi aktivitete të mëpëarshme në faqen e tij të cilat kanë efekt elektoral.

“KAS pas shqyrtimit të kërkesës së komisionerit të KQZ me shumicë votash vendosi pranimin e pjesshëm për vendosjen e sanksioneve. U vendos sanksion për Rakip Sulin kandidat në Kamëz me vlerë 100 mijë euro. Ky vendim hyn në fuqi menjehërë. Mund të bëhet ankimim në gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh nga shpallja e tij” thuhet në njoftim.

Po ashtu KAS ka miratuar kërkesën për të sanksionuar 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash. Ata akuzohen se kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive.

Zyrtarët e dënuar:

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë

Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive)./albeu.com/


Shtuar 10.05.2023 12:40