Për herë të parë Lezha do të çelë sezonin turistik në Prishtinë! Bashkia: 60 për qind e pushuesve në Shëngjin janë kosovarë

Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë më besnikët e bregdetit të Shëngjinit, ndaj këtë vit Bashkia e Lezhës ka vendosur që të organizojë në Prishtinë ceremoninë për çeljen e sezonit turistik.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku tha se po kordinohet puna me institucionet kosovare, për prezantimin e ofertës turistike. Mbi 60% e pushuesve në Shëngjin janë kosovar, ndërsa vitet e fundit shumë prej tyre kanë blerë apartamente në bregdet.

“Bashkia Lezhë për të dytën herë në fakt çeljen e sezonit po e nis në Prshtinë. Ne kemi mbi 65 për qind të pushuesve nga Kosova e për pasojë meritojnë vëmendjen tonë absolute.

Aktualisht që flasim kemi vetëm për vitin e fundit rreth 300 banesa të blera në Shëngjin nga qytetarë të huaj”, tha Elson Frroku.


Shtuar 14.05.2024 14:10