PD: E gjithë opozita pavarësisht bindjeve të rrëzojë Ramën

Duke radhitur çështjet prioritare për të cilat Partia Demokratike do të ngrejë zërin, deputetja Eralda Tase, tha se e gjithë opozita, pavarësisht bindjeve, do duhet të sjellë fundin e qeverisë Rama.

‘Në këtë moment, ekzistojnë një sërë çështjesh të cilat janë me rëndësi jetike për shqiptarët, çështje të cilat Partia Demokratike do t’i ngrejë fort si probleme në vijim.

1. Reforma zgjedhore mbetet një nga ato pika të cilat Partia Demokratike cilëson si të domosdoshme për të mirën e përgjithshme.
2. Taksimi i ri ndaj bizneseve ka sjellë pakënaqësi të përgjithshme te qytetarët. Ndryshimet e vazhdueshme dhe paaftësia për të analizuar me kujdes të gjitha pasojat ngative të ndryshimeve të propozuara nga qeveria rëndojnë vetëm dhe vetëm mbi taksapaguesin.
3. Arsimi mbetet prioritet i Partisë Demokratike dhe prioritet i imi personal, pasi situata aktuale është alarmante dhe të dhënat që vijnë çdo ditë janë një tregues se arsimi shqiptar gjendet në prag të kolapsit total.
4. Raportet e reja ndërkombëtare sjellin shifra alarmante për cilësinë e ajrit në Shqipëri. Për më tepër situata e mbetjeve urbane është një çështje e cila veç dëmit ekonomik ka sjellë dëm ambiental i cili pavarësisht përpjekjeve të dështuara për të mbuluar të dukshmen, është padyshim një problem të cilit do vazhdojmë t’i japim zë në këtë vit, edhe më fuqishëm.


Shtuar 20.01.2024 12:44