Një debat mes Donaldit dhe Einxhel ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother, lidhur me ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Donaldi ka thënë se donte ta realizonte portretin e Adem Jasharit me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila kremtohet këtë të enjte më 17 shkurt.
Ndërkohë, gjatë debatit Einxhel këmbëngul se Pavarësia e Kosovës është më 16 shkurt, ndërsa Donaldi i habitur i thotë se është më datë 17. Sakaq, moderatorja i ka kërkuar Veshajt të shkojë dhe të pyes në dhomën e rrëfimit për konfirmimin e datës së saktë.
Ai ia kthen që e di saktë datën, pro edhe orën e shpalljes, duke thënë se është përafërsisht 15:38-15:39.
“Sot kemi lënë kokrrën e namit”, thotë Einxhel në fund të bisedës./albeu.com/