Astrit Patozi ka deklaruar se nëse Berisha tërhiqet nga aksioni i tij politik, atëherë PD do të gremiset edhe më keq. Në emisionin “Opinion”, ai tha se Foltorja, e cila u nis prej tij është një kostum i prerë vetëm për ish-kryeministrin.
“Unë Berishës i këshilloj të vazhdojë, sepse e gjithë kjo, Foltorja është një kostum i prerë për Berishën, jo për dikë tjetër dhe nëse ai tërhiqet PD do të gremiset edhe më keq. Në 7 Mars duhet të vendoste do shohë interesin tim apo të PD. Ai pa të vetin, zgjedhje e tij vazhdoi eci drejt”, tha Patozi.
Të lidhura
None found
Megjithatë, ai shtoi se ndonëse me Berishën PD mund të jetë më luftarake, ajo nuk do të ketë perspektivë për t’u bërë më e madhe.
“Foltorja dhe kuvendi i fundit është një manifestim i pafund i kryetarokracisë. PD me Berishën, për mua është një parti më e vogël, më e vjetër, por mund të jetë më luftarake, më e organizuar dhe më solide. Por gjithmonë në opozitë, pa perspektivë për t’u bërë më e madhe”, tha Patozi.
