Pas sherrit Stresi “ndërron mendje”, befason publikisht Einxhelin

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, duket se ka “ndërruar mendje” dhe ka ndryshuar qëndrim ndaj Einxhelit.

Gjatë një sfide në lojën me vezë, ai është shprehur e ish-banorja e “Big Brother VIP” është një vajzë shumë e mirë dhe një nga lojtaret më të forta.

“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj falje çdo femre sidomos Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’”, tha Stresi.

Kujtojmë që gjithccka mes tyre lindi gjatë protestës së organizuar në Tiranë për Klodian Rashën

Stresi ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.

Ndërsa, kjo e fundit thoshte se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës. I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në protesta.

Ai e ofendoi Einxhel në një reagim në “Instastory” dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.