Pas Korçës dhe Vorës, Alibeaj mbetet pa kandidat në një tjetër bashki

Një tjetër kandidat i grupimit të Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike nuk është regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bëhet fjalë për Genc Doçin, i cili ishte përmendur si emri i përzgjedhur për të garuar për Bashkinë e Kurbinit.

Megjithatë, në një postim në rrjetet sociale ai ka sqaruar se arsyeja ka qenë pasi kandidatura e tij nuk është zyrtarizuar nga ana e Kryesisë së PD të drejtuar nga Alibeaj.

Postimi i plotë:

 

 

Te nderuar qytetare te Kurbinit!

Une nuk do jem kandidat per zgjedhjet vendore te 14 Maj 2023 , pavarsisht deshires time te madhe per tu perfaqesuar. Kjo ndodhi pasi Kryesia e PDSH vendosi te mos e zyrtarizoje kandidaturen time.

Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene, e kam ndjere cdo dite ne takimet e shumta qe kemi bere bashke!

Me respekt Genc Doçi


Shtuar 28.03.2023 17:51