Parku i Butrintit, Rama-opozitës: Kur flisni ju është të kesh dy, një ta mbash e një ta çash

Parku i Butrintit për ditë me radhë vazhdon të jetë një nga çështjet më të nxehta në vend dhe në seancën e sotme plenare debatet për planin e menaxhimit e tij kanë qenë të shumta.

Pas akuzave nga Berisha e Vokshi, se qeveria po përdor menaxhimin për të ndërtuar qindra vila dhe resorte në zonat e Butrintit, ka reaguar edhe Rama.

Fjalën e tij Rama e ka nisur duke kujtuar punën e tij si ministër i Kulturës, duke theksuar se ka qenë ai që e ka vënë në mbrotje parkun.

“As nuk e imagjinoja se seanca për Butrintin do të zgjasë aq shumë. Megjithatë duke qenë se u përmenda pa rreshtur nga parafolësi, dëshiroj që të them pak fjalë, së pari parku i Butrintit është vënë në mbrojtje nga unë si ministër i Kulturës. Ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës dhe rishikimi i parkut është bërë me kërkesë të UNESCO-s. Është bërë me kërkesë që të hiqeshin nga zona e parkut pjesët e kalbëzuara, ato pa leje. Ka një arsye se një person e quante Bathoren, mrekullinë e 8 të botës. Ishte e gjitha pa leje, e sipas personazhit ishte vlerë e shtuar për qytetin. Kur dilni dhe flisni është që të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash,” ka thënë Rama ndër të tjera. /albeu.com