Shqipëri – Në territorin e Shqipërisë vijon depërtimi i mëtejshëm i masave Afrikane duke sjellë në Shqipëri; mbizotërimtë motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin KU më dukshme vranësirat do të jenë në zonat Juglindore të vendit.
Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 18°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qendrore deri në 42°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
Kosova – Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të mbizotërojë edhe në Republikën e Kosovës Ku temperatura të larta priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashokohet që pas mesditës dhe në vijim, vranësirat të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës ku më të theksuara do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore; megjithatë nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit të vijojnë të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior.
Maqedonia e Veriut – Republika e Maqedonisë gjatë orëve të paradites paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë vendin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore.
Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit të qëndrojnë kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C minimalja deri në 41°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi perëndimor – Veriperëndimor.