Pak ditë më parë u zgjodh president, ja me kë do të takohet sot Bajram Begaj

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj vijon takimet me paraardhësit e tij në zyrën e kreut të shtetit.

Begaj pritet që të takohet sot me ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi, me të cilët pritet të ndajë eksperiencën në zyrën e kreut të shtetit.

Takimi mes presidentëve do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Bajram Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit pas datës 24 Korrik, pas votimit të së shtunës në Kuvend, me 78 vota deputetësh pro tij.


Shtuar 9.06.2022 10:02