shqiperi

Operacioni “Plumbi i Artë”, konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Elbasan dhe Pogradec

Ditën e sotme si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet” ose “Plumbi i Artë” janë konfiskuar 5 ambiente.

Bëhet fjalë për 4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar si dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec.

Të lidhura

None found

Albeu.com mëson se pasuritë e konfiskuara janë në pronësi të Fornec Çapjas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë si dhe në pronësi të familjarëve të tij.

Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”, ka referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë konfiskuar pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetasit F. Ç., 42 vjeç (në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë) dhe të familjarëve të tij, konkretisht:

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;

-Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;

-Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Florenc Çapja akuzohet në SPAK për “Vrasje në rrethana cilësuese” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” për rastin e ekzekutimit të Gentian dhe Nezir Beqirit.

Njëherësh nga Florenc Çapjas SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

/Albeu.com/

të fundit

Ancelotti vendos të qëndrojë te Brazili: Kjo disfatë do të shërbejë për nisjen e një cikli të ri

Pavarësisht eliminimit të dhimbshëm 2-1 nga Norvegjia në 1/8 e finales së Kupës së Botës, trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti,…

1 minute ago

Anglia kalon në çerekfinale pas thrillerit në “Azteca”, Meksika mposhtet 3-2 dhe Bellingham shkëlqen

Anglia ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Meksikës në stadiumin ikonik“Azteca”.…

2 hours ago

Niklas Sule lë pas pensionimin nga elita dhe firmos me SV Tiefenbach: Dua ta shijoj futbollin ndryshe

Edhe pse në fillim të muajit maj kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist, Niklas Sule nuk i ka varur ende…

2 hours ago

Ancelotti shpjegon mungesën e Viniciusit te penalltitë: Nuk ishte pjesë e listës së përzgjedhur

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar vendimin e tij për gjuajtësit e penalltive, duke konfirmuar se Vinícius Junior nuk…

3 hours ago

Haaland pas suksesit historik: Nata më e çmendur që ka përjetuar ndonjëherë Norvegjia

Erling Haaland ka reaguar pas fitores së madhe 2-1 të Norvegjisë ndaj Brazilit në 1/8 e finales së Kupës së…

3 hours ago

Neymar i jep fund rrugëtimit me Brazilin, mbyllet një kapitull historik

Superylli brazilian Neymar ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme me…

4 hours ago