Categories: sport

Ancelotti vendos të qëndrojë te Brazili: Kjo disfatë do të shërbejë për nisjen e një cikli të ri

Edhe pse Brazili u eliminua me dhimbje pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, Carlo Ancelotti ka theksuar se nuk planifikon të largohet nga drejtimi i ekipit.

Të lidhura

None found

Trajneri italian e cilësoi këtë disfatë si “të hidhur”, por nënvizoi se dëshira për të vijuar punën mbetet e fortë dhe se synon të udhëheqë procesin e rindërtimit të “Seleçao”-s në vitet që vijnë.

“Për sa kohë që ndiej pasion, dua të vazhdoj ta bëj këtë punë. Duhet të mendojmë për gjithçka. Është e qartë se duhet të bëjmë ndryshime në mesfushë. Kemi nevojë për talente të reja dhe për lojtarë të nivelit të lartë që të mund ta ndihmojnë ekipin kombëtar në të ardhmen”, deklaroi Ancelotti.

Tekniku 67-vjeçar, që ka një kontratë me Brazilin deri në vitin 2030, pranoi se përfaqësuesja duhet të hyjë në një fazë të re, veçanërisht pas largimit të disa emrave të rëndësishëm, mes tyre edhe Casemiro, i cili luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Brazilit.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe të kërkojmë ide të reja, ashtu siç bëmë këtë vit. Ky është futbolli, ky është sporti. Ndonjëherë duhet të përballesh me trishtimin dhe shijen e hidhur të humbjes. Jam mësuar me këtë. Do ta përdorim këtë humbje si karburant për një cikël të ri”, shtoi ai.

Pavarësisht zhgënjimit të thellë dhe daljes së parakohshme nga turneu, Ancelotti shfaqet i vendosur të mbetet në stolin e Brazilit dhe të formojë një skuadër të re, me objektivin për ta rikthyer “Seleçao”-n në majën e futbollit botëror.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago