Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mesditën e sotme ka konfirmuar se operacioni “Plumbi artë” është në zhvillim duke mos u ndalur në asnjë moment edhe pse nuk është bërë mediatike.
Nano ka shtuar se janë kryer kontrolle dhe në orët në vijim pritet të ketë arrestime.
Gjihashtu ai theksoi se po hetohet për dekonspirim të operacionit dhe kushdo që do të gjendet përgjegjës, do të dalë para ligjit.
Pyetje: Lidhur me operacionin e SPAK, ku u lëshuan 32 urdhër-arreste, 14 prej tyre nuk janë kapur, keni informacione që operacioni mund të jetë dekonspiruar?
Nano: Jemi në operacion e sipër, nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit. Për pjesën e dekonspirimit jemi duke e hetuar së bashku me SPAK dhe agjencitë e tjera. Nëse diçka e tillë ka ndodhur, çdokush do të marrë dënimin e duhur. Nuk jap informacione mbi zhvillimet e fundit sepse aktualisht operacioni është nën zhvillim e sipër.