Kjo javë do të jetë me mot të qendrueshëm dhe me diell sipas “MeteoAlb”, por temperaturat do të jenë të ulta krahasuar me javën e shkuar.
“Moti do jetë kryesisht i qëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë javës. Do jetë kryesisht me kthjellime, vranësirat megjithëse do jenë prezente përjashtuar të martën dhe të mërkurën, ku do të ketë shira të izoluar, të papërfillshëm të ekstremit verior. E gjithë pjesa tjetër do të jetë pa reshje. Një mot i thatë, megjithatë e kemi parë menjëherë ndryshimin të tablosë termike, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore që vijnë nga Poli i Veriut dhe janë future drejt rajonit të Ballkanit duke sjellë mot të qendrueshëm, por të ftohtë. Temperaturat minimale kanë zbritur ndjeshëm duke bërë që në zonat malore jemi në vlerën 6 apo 7 gradë”, është shprehur sinoptikania Lajda Porja.
E gjithë pjesa e mbetur e Shtatorit do të jetë me mot relativisht të freskët në të gjithë vendin.
“Do i harrojmë veshjet me mëngë të shkurtëra, jo vetëm gjatë kësaj jave, por nuk ka më kthim pas. Mund të kemi ndonjë ditë, ku mund të jetë e ngrohtë, por megjithatë nga fundi i Shtatorit do të rezervojnë temperatura vjeshte, përjashtuar këtë javë që janë temperatura dimri”, është shprehur Porja.
Parametrat e eres me drejtim verilindor do te bejne qe ne mbremje I ftohti te ndihet edhe me shume sipas sinoptikaneve.
Për më shumë detaje rreth motiti vizitoni: https://albeu.com/moti/