Nuk ndalet Luiza Gega, vendos rekord të ri kombëtar në 10 mijë metra

Atletja Luiza Gega ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 10 mijë metrave në turneun e zhvilluar në Birmingham (Angli).

Ajo dha kohën 32’16”25, duke përmirësohen kohën e mëparshme 32’31”67, që mbahej po nga ajo.

Në këtë garë, Gega u klasifikua në vendin gjashtë nga 33 atlete që ishin regjistruar, duke bërë një paraqitje të mirë.

Kjo pjesëmarrje në këtë distancë ishte pjesë e përgatitjes që atletja po bën për Lojërat Olimpike, ku do të garojë në 3000m/p.

Sipas atletes, kjo garë ishte një test i mirë fizik. Javën e kaluar ajo mori pjesë në Ligën e Diamanatit (etapa e Doha), ndërsa më herët ka marrë pjesë në kampionatin kombëtar të atletikës.

Shtuar 7.06.2021 12:06