Nga vjedhja te dhuna në familje, vihen në pranga 9 persona dhe procedohen penalisht 10 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona dhe proceduar penalisht 10 të tjerë, për vepra të ndrshme penale në Tiranë.

Të arrestuarit dhe të proceduarit penalisht janë nga mosha 20-vjeç, deri në moshën 58-vjeç.

Veprat penale janë; “Vjedhja”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Dhuna në familje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, Mosbindja ndaj urdhërit të policisë”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohen penalisht 10 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. K., 27 vjeç dhe A. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në magazinën në pronësi të shtetasit M. K. Nga verifikimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të tre raste të tjera të vjedhjeve, konkretisht:

•Më datë 24.02.2022 dhe më datë 17.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur në magazinën në pronësi të shtetasit S. I.;

•Më datë 28.02.2022, dyshohet se kanë vjedhur vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit R. H.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. M., 53 vjeç, S. S., 54 vjeç, dhe A. Gj., 48 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

– A. D., 58 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 40 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. M., 39 vjeç dhe B. M., 60 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjete e tyre, në gjendje të dehur.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit:

– A. S., 20 vjeç, Y. S., 50 vjeç, A. S., 47 vjeç, A. K., 28 vjeç, I. K., 51 vjeç, O. S., 40 vjeç, Sh. L., 35 vjeç, F. L., 42 vjeç, A. L., 41 vjeç dhe E. L., 38 vjeç, për veprat penale “Demtime te tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin në parkingun në pronësi të shtetasit Y. S. dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijon…


Shtuar 28.03.2022 13:22