Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer prapaskenat e koncertit të Noizyt “Alpha Show”, që u mbajt në Tiranë.
Xhensila ishte një ndër të ftuarat e atij koncerti dhe madje ishte ndër artistet që u ngjitën të parët në skenë për të nisur koncertin.
Të gjitha emocionet e bukura të prapaskenës, skenës dhe afterparty-t, Xhensila ka vendosur t’i ndajë në Youtube.
Ajo tregoi “rrëmujën” teksa bënte grimin, rregullonte flokët e zgjidhte veshjen për koncertin.
Këngëtarja tregoi se kishte porositur tre veshje nga tre stiliste të ndryshme.
Por asnjëra nuk i kishte pëlqyer mjaftueshëm këngëtares, gjë që ka bërë që në moment të fundit ajo të zgjodhë rrobat që kishte veshur grimierja e saj Elona gjatë gjithë ditës në punë.
Kujtojmë se këtë verë, Xhensila dhe Noizy erdhën me një super bashkëpunim që u titullua “Edhe një natë”, që mori miliona klikime në You Tube./albeu.com/