“Ndihmë, vërtetë kërkoj ndihmë!”, tekstet shkollore vënë në vështirësi Klodiana Lalën me pyetjen

Gazetaren Klodiana Lala jemi mësuar ta shohim gjithmonë duke zbardhur publikisht ngjarje të rënda që implikojnë jo pak herë emra të botës së krimit e jo vetëm.

Por në raste të rralla ajo ka treguar edhe pak nga jeta personale si një nënë e përkushtuar e tre fëmijëve.

Së fundmi Klodi është përballur me një vështirësi të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Bëhet djalë pikërisht për tekstet shkollet ku një pyetje, me të drejtë ajo nuk di si t’ja shpejgojë fëmijëve të saj.

“Përse themi se të gjitha ilaçet janë droga, por jo të gjitha drogat janë ilaçe?”, është pyetja e cila ka vënë në vështirësi gazetaren.

“NDIHME Vertete kerkoj ndihme! Si tja shpjegoj vajzes pyetjen nr.1? Faleminderit kujtdo qe me jep zgjidhje”, shkruan Klodiana Lala./albeu.com/