shqiperi

Mungesë besimi te kandidatët? Rama shpjegon pse ka përdorur imazhin e tij në fushatë

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ka folur për ecurinë e fushatës elektorale dhe premtimin për të zhvilluar një fushatë pa shumë shpenzime.

I ftuar në emisionin “Now”, Rama tha se nga pikëpamja e kostove ka mbajtur fjalën që ka dhënë.

Të lidhura

None found

Rama: Fushata është modeste nga pikëpamja e shpenzimeve, shumë më modeste se në të shkuarën. Ishte e ndarë në dy faza, një fazë e parë pa takime të mëdha, takimet kanë qenë të gjitha shumë spontane. Tani është faza e takimeve përmbyllëse që janë takime të mëdha, por përsëri nuk ka tribuna, ekrane, shpenzime të mëdha, kështu që faktikisht, ajo që e bën mbase të duket shumë e madhe si fushatë është prania e njerëzve, nuk ka asgjë të madhe nga pikëpamja e shpenzimeve.

Ndërkaq, kryeministri sqaroi dhe pse është përdorur imazhi i tij në këtë fushatë më shumë se ai i kandidatëve për kryebashkiakë.

Rama: Ky është një dimension i këtyre zgjedhjeve që nuk mund të neglizhohet sepse nuk është thjesht një çështje, do shkojmë aty, do të zgjedhim një kryetar bashkie dhe patjetër kur vjen puna në nivelin e zgjedhjes së kandidatëve, kandidatët bëjnë fushatë çdo ditë në të gjithë cepat e bashkive të tyre, drejtuesit tanë politikë bëjnë fushatë çdo ditë në të gjithë cepat e bashkive të tyre dhe natyrisht flasin shumë për çështjet e komunitetit, por ato zënë pak vend në media./Albeu.com/.

Tags: edi rama

të fundit

Lewandowski pa dorëza: Lamine Yamal nuk e shpalosi dot potencialin e vërtetë në Botërorin 2026

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, beson se Lamine Yamal nuk e tregoi versionin e tij më të mirë në Kupën…

1 minute ago

Sindroma e takimeve nga faji: Pse e detyrojmë veten të shoqërohemi me njerëz që na lodhin

E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…

1 minute ago

Orari optimal për intimitet sipas shkencës

Koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale varet nga qëllimi i secilit çift. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se…

3 minutes ago

Egnatia nuk dorëzohet pas spektaklit me 6 gola, Altin Kryeziu: Në Slloveni synojmë triumfin

Altin KryeziuEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...

7 minutes ago

“Në Slloveni do të dalim fitues”, Dede sqaron përfitimet dhe mungesën e Aleksit

Nevil DedeEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...

13 minutes ago

Eneo Bitri flet pas spektaklit në Champions: Presidenti Demrozi më përmbushi kushtet, jam gjithmonë në vendin e duhur

Eneo BitriEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...

24 minutes ago