Categories: sport

“Në Slloveni do të dalim fitues”, Dede sqaron përfitimet dhe mungesën e Aleksit

Në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, Egnatia dhe Celje zhvilluan një takim elektrizues që u mbyll në barazim 3-3 në stadiumin e Rrogozhinës. Menjëherë pas kësaj sfide plot emocione, foli trajneri i ekipit shqiptar, Nevil Dede.

Të lidhura

None found

Tekniku fillimisht shprehu shqetësimin për dëmtimin e Bakayokos. “Jam i hidhëruar për Bakayokon. Ai ka një problem në gju dhe duhet të ndërpresë aktivitetin. Gjithashtu, nuk e pashë dot me sy të mirë atë vendim të gjyqtarit në atë çast. Për lojtarët dua t’i vlerësoj, por u treguam fëminorë në mënyrën si pranuam golat, pasi mbrojtja nuk i qartësoi detyrat dhe pozicionet e duhura. Megjithatë, patëm forcën për t’u kthyer. Rastet e humbura ishin të shumta dhe për një trajner është zhgënjyese kur skuadra pëson disa gola,” – theksoi ai.

Më pas, Dede shpjegoi ndryshimin që solli mungesa e lojtarit titullar. “Me Adjessën nuk arrijmë të realizojmë presionin e lartë si me Bakayokon. Kundërshtarët po tërhiqeshin duke sjellë dy mesfushorë të ulët dhe duke neutralizuar qendrën. Ne pësuam gol shumë herët dhe duhej të ishim më energjikë që në fillim. Dy lojtarët tanë të avancuar gjendeshin në pakicë numerike, ndërsa mënyra se si i administruam kalimet nga mbrojtja në sulm mund të korrigjohej,” – vijoi ai.

Lidhur me vështirësitë në fillimin e veprimeve nga prapa, Dede pranoi: “Është e vërtetë që dështuam në rinisjet. Në mënyrë të pazakontë gabuam shumë topa në këto momente. Në një logjikë të thjeshtë, matematikisht, konsumi i energjisë rritet. Në kundërsulm është shumë e vështirë të riorganizohesh. Ne e dinim që arma kryesore e kundërshtarit ishte krijimi i dendësisë së lojtarëve. Nuk ia dolëm ta mbulojmë siç duhej këtë aspekt, pasi të tre golat i morëm nga krosimet.”

Në lidhje me mosneutralizimin e rrezikut, ai sqaroi: “Të them sinqerisht, Loukili po tregohej i kujdesshëm ngaqë ishte i ndëshkuar me karton të verdhë dhe rrezikohej të humbiste takimin e radhës. Në fraksionin e dytë të lojës i dhashë më shumë hapësirë, vetëm për të qenë në afërsi të topit. Ndërsa Fernando po operonte lart dhe kjo dukej qartë kur ai nisej me top.”

Trajneri i Egnatias u ndal gjithashtu te ndikimi i dëmtimit të Bakayokos në lojë: “Karakteristikat mes lojtarëve janë gjithmonë të ndryshme. Qëllimi ynë ishte që Baka të përfshihej në duele me kundërshtarin dhe Albanese të kishte hapësira. Albanese dilte shumë qartë. Adjessa është ndryshe, një lojtar më pak i lëvizshëm, që dëshiron topin në trup dhe ishte pa u ngrohur. Por besoj se në pjesën e dytë ia doli mjaft mirë, duke na dhënë frymëmarrjen e nevojshme. Gjithsesi, më pëlqen që golat erdhën nga mesfushorët. Mundohemi të punojmë, por kur realizohet me aq shpejtësi, të jep kënaqësi. Megjithatë, kur pranon tre gola…”, – vërejti ai.

Dede bëri një autokritikë për qasjen taktike: “Mendoj se nuk u përcaktuan mirë detyrat për të kontrolluar kundërshtarët. Po luanim 3 kundër 1 dhe u detyrova të formoja dy mesfushorë mbrojtës. Nuk jam fare i kënaqur me atë ndërhyrje time taktike. Në disa raste nuk ishim të saktë. Janë gjithsesi gjëra që rregullohen dhe përmirësohen. Në Conference League ka formacione të forta. Megjithatë, mendoj se shanset janë 60 për qind në favorin tonë dhe jam i sigurt se do ta fitojmë ndeshjen. Do ta kemi më të thjeshtë atje sesa këtu,” – deklaroi me bindje trajneri.

Së fundmi, ai zgjidhi enigmën e mungesës së kapitenit Albano Aleksi në fushë: “Ai është kapiteni i skuadrës, ushtron rregullisht dhe sillet në mënyrë korrekte. Lënia në stol ishte thjesht një vendim imi taktik. Nuk duhet të harrojmë Montenegro, i cili është në dispozicion dhe është një futbollist me cilësi e kualitet. Ai duhet të njihet me ekipin. Kur ka qenë Montenegro këtu, Egnatia ka luajtur ndryshe. Tani disponojmë dy sulmues. Ai punon me përkushtim të madh. Shpresoj vërtet që në Slloveni të realizojë atë që duhet. Llogaris që ai mund të përballojë të paktën 60-70 minuta lojë,” – përmbylli Dede.

të fundit

René Higuita, portieri që sfidoi çdo kufi: Nga “akrepi” spektakolar te nëntë muajt në burg

René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…

7 hours ago

Nga Greqia te Egnatia, Deivid Hoxha optimist pas debutimit ndaj Partizanit: Jam gati për trajnerin dhe ekipin

Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…

7 hours ago

Respekti duhet ruajtur gjithmonë” – Simeone i përgjigjet kritikave të Mourinhos ndaj arbitrimit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…

7 hours ago

Serious incident in Greece: 25-year-old woman found dead with suspected knife wounds

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

7 hours ago

Ngjarje e rëndë në Greqi, 25-vjeçarja gjendet e vdekur me plagë të dyshuara nga thika

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

8 hours ago

Tirana, 235 FBI and law enforcement agency representatives to attend European conference tomorrow

Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…

8 hours ago