Categories: Uncategorized

“Ata janë për faqe të zezë …”, Rama tregon arsyen pse sulmon Berishën dhe Metën

“Ata janë për faqe të zezë …”, Rama tregon arsyen pse sulmon Berishën dhe Metën

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryeministri Edi Rama, shpjegoi se pse ka vënë në qendër të fushatës Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Të lidhura

None found

Sipas tij, ata të dy janë faqja e zezë e Shqipërisë dhe dy anë të një medaljeje dhe ai po përcjell mesazhin e partnerëve ndërkombëtarë, që, sipas tij, thonë se nuk duan që shqiptarët të mbështesin një non grata si Sali Berisha, por edhe Ilir Metën që është me të.

“Ngjajnë ashtu siç janë në fakt, sepse po bëhet një fushatë e cila ka tre shtresa.

Shtresa e parë është ajo që ndodh çdo ditë, larg vëmendjes së mediave dhe me shumë pak vëmendje nga mediat lokale, fshat më fshat, në lagje të vogla, që flasin për çështje që janë të lidhur ame komunitetin.

Shtresa e dytë është fushata që bëhet me kandidatët dhe me përfaqësuesit politikë që janë drejtuesit politikë apo deputetët, me takime pak më të mëdha, por edhe këto nuk janë në vëmendjen shumë të mediave.

Dhe shtresa e tretë është fushata në nivelin kombëtar, ku shkoj unë, ose ku shkojnë ata liderët e tjerë dhe ajo fushatë nuk mund të fokusohet tjetërkund, sepse, sado që këtu është relativizuar për shkak të qëndrimit në media, që një individ i shpallur non grata, praktikisht me derë të mbyllur në të ardhmen, por me ata pa të cilët Shqipëria nuk funksionon dot, trajtohet si një normalitet demokratik dhe si një alternativë. Por nuk është, në këndvështrimin tim. Nuk është. Është e kundërta. Është një faqe e zezë për Shqipërinë, për të gjithë ne, sepse nëse jemi këtu ku jemi dhe Shqipërinë që nuk ka qenë kurrë në një pikë më të lartë në arenën ndërkombëtare dhe përgjegjësitë që na janë besuar, që te ulësja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kjo vjen nga politika jonë e jashtme, shumë të mençur dhe dinjitoze, por edhe si rezultat i atyre që na mbështesin.

Kur ata që na mbështesin ne, jo thjesht në aspektin e sigurisë, por të aspektit ekonomik, turizmit etj, e thonë me shkrim, me vulë, me zë, me figurë, dhe e përsërisin që aq sa ju duam ju dhe që të ecni përpara, aq nuk duam që ju të na nxirrni përpara këtë individ që për ne është  i padëshirueshëm, ky mesazh nuk i çohet Partisë Socialiste. Ky është mesazh që i çohet shoqërisë shqiptare.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë dhe të reagojnë ndaj këtij mesazhi. Mesazhi u drejtohet atyre shqiptarëve që ende nuk po e kuptojnë këtë gjë.

Ana tjetër e medaljes është Likja dhe kur një personazh i tillë i bashkuar me një tjetër personazh të tillë bëhen bashkë dhe çojnë kandidatë të kësaj faqeje të zezë, po të shikosh të gjitha anketimet, Likja është personi më pak i dëshiruar pas të shoqes, kjo është domosdoshmëri strategjike për ta patur ballinë të fushatës”-u shpreh Rama.

të fundit

Eksperti austriak kritikon Ramën: Për interesa politike iu afrua Vuçiqit dhe e la Kosovën mënjanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për protestat kundër projektit në Zvërnec, tha se në to ka një “përzierje…

2 minutes ago

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshiminvijon [...]Read More...

9 minutes ago

Government demands food prices not exceed 3%, Inspectorate analyzes market differences

Norma vjetore e ndryshimit të çmimeve të produkteve bazë ushqimore në korrik të mos jetë më e madhe se 3…

19 minutes ago

Alban Krasniqi: Whoever attacks a former soldier today is aligning with those who declared Fatmir Sheholli a KLA veteran

Anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka reaguar pas sulmeve publike që i…

20 minutes ago

Lumir Abdixhiku responds after calls for his resignation from LDK branches

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër pas kërkesave publike të dy kryetarëve të degëve të LDK-së në Pejë…

20 minutes ago

Albanian diaspora expected to join the protest in Tirana again on July 4

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve qytetarëve kundër qeverisë vijoi edhe sot në ditën e saj të 24-tët në Tiranë. Gjatë…

21 minutes ago