MOTI/ Kështu pritet të jenë kushtet atmosferike ditën e nesërme

Dita e hënë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e hënë në lartësin mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formënë e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësin 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit.

Gradualisht në mesditë reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit duke mbetur prezente deri në orët e mbrëmjes në jug.

Në fushën termike deri ditën e merkurë temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale me e ndjeshem ditën e parë të muajit Dhjetor.


Shtuar 28.11.2021 23:27