Moti i keq shkakton aksident, përplasen dy makina në Korçë, një grua transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne unazën e qytetit të Korçës ku janë përfshirë dy automjete.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bere lagështia ne rruge si pasojë e reshjeve të shumta shiut dhe humbja e kontrollit nga njeri prej automjeteve.

Si pasoje e aksidentit një grua është dërguar me dëmtime të lehta në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 25.05.2024 20:57