Makina përplas biçikletën në Korçë, drejtuesi në gjendje të rëndë për jetën

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se një mjet ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë, ky i fundit është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi:

Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar një biçiklist, ende i paidentifikuar, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 22.09.2023 17:31