Moti i keq/ Rreth 410 ha tokë ende në “pushtetin” e ujit në Lezhë

DuKet se situata nga përmbytjet është më e qetë sot krahasuar se një ditë më parë.

Nga njoftimet bëhet me dije se në Lezhë rezultojnë rreth 410 ha tokë nën ujë, kurse në oborret e banesave ujë është tërhequr.

SITUATA NË Qarkun Lezhë:

Në territorin e qarkut kemi patur mesatarisht rreth 30 mm reshje.

Në Bashkinë Lezhë

Në Njësitë Administrative Blinisht dhe Dajç ujë është tërhequr dhe nuk kemi sipërfaqe të përmbytur.
Ne Njësinë Administrative Zejmen deri ne keto momente jane te permbytura rreth 30ha, në Tresh.
Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës.
Ne hidrovorin Balldre kuota -1.8 m nga – 1.5 kuote kritike. Ne hidrovorin Tale Njesia Adm Shenkoll kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Në Bashkinë Kurbin.

Sasia e rreshjeve te rena eshte rreth 45 mm. Hidrovoret jane ne pune me kapacitet te plote dhe furnizimi me energji ka qene normal. Niveli i ujrave, kryesisht ne KUL, ka qene ne ulje, duke bere keshtu minimizimin e rriskut per te dale jashte argjinatures. Ne banesat e rrethuara nga uji ka patur terheqje duke sjelle normalizimin e situates, vazhdon puna per pastrimin e kanaleve dhe perforcimin e pikave te dobeta te argjinaturave. Shkarkimi i bere nga hidrc.i Ulzes dhe Shkopetit, pavaresisht sasise se rreshjeve te rena, nuk shkaktoi fryerje te rrezikshme te lumit Mat.
Ka probleme ne KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit ne anen e siperme te tyre ne fshatin Gjorm dhe ne Shullaz. Ka rreth 210 ha toke bujqesore te permbytura ne ish keneten Gjormit. Ne hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike. Ne hidrovorin Droje kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike, nuk ka sip te permbytura

Bashkia Mirdite.

Ne fshatin Lgjin, Nj.A Orosh, ka prezence dheu ne rruge, fadromat e bashkise po punojne per pastrimin e rruges.

SI QARK KA RRETH 410 HA TOKË NËN UJË.

Kuotat e lumenjëve.

Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjet Mat dhe Gjader nuk perbejne shqetesim