Mjekja Dollenberg: Në Gjermani, 64 mijë shqiptarë punojnë në sektorin shëndetësor, marrin deri në 15 mijë euro në muaj

Mjekja Aurora Dollenberg, Kryetare e Federates se mjekeve Shqiptarë në Europë tha se nga 320 mijë shqiptarë që jetojnë në Gjermani 20% janë të punësuar në sektorin shëndetësor.

Në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se 64 mijë shqiptarë që kanë emigruar në Gjermani janë pjesë e sektorit shëndetësor, mjekë dhe jo vetëm. Dollenberg u shpreh se rroga që u ofrohet atje është dhjetë herë më parë se në Shqipëri.

“Në Gjermani nga 320 mijë shqiptarë që jetojnë këtu, rreth 20 për qind e këtyre janë të fushës së mjekësisë, 64 mijë vetë që janë të të gjithë fushat e mjekësisë. Të emigruarit në 5-vjeçarin e fundit janë 5 mijë forca të kualifkuara punëtore. Paguhen nga 5 mijë deri në 15 mijë euro kurse në Shqipëri lëviz rroga nga 500 deri në 1 mijë,”- tha Dollenberg.

Shtuar 3.11.2022 08:09