Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Ilir Meta mblodhi këtë mbrëmje Kryesinë e Partisë së Lirisë në prag të Konventës së 27 prillit.

Nesër në ora 10:00 në Pallatin e Kongreseve, Partia e Lirisë do të mbajë Konventën ku Ilir Meta ka premtuar ndryshime rrënjësore në partinë e tij.

Sot ai bëri thirrje që pjesëmarrësit të jenë prezent në Konventë, teksa mori Tedi Blushin si shembullin e të bërit opozitë.

Fjalimi i Ilir Metës:

Edhe pak orë edhe padurimi rritet nga delegatët nga të ftuarit por edhe nga opinioni publik për këtë konventë e cila do të jetë historike, sepse do të vendos themele të reja të Partisë së Lirisë, në mënyrë që ajo ta meritojë plotësisht këtë emër kuptimplotë dhe njëkohësisht ta vërë këtë forcë politike në shërbim të gjithë shqiptarëve. Atëherë edhe një herë tjetër, dua t’i kujtoj të gjithë delegatëve se Konventa fillon në orën 10:00. Njëkohësisht dua tu kujtoj të gjithë të ftuarve që të jenë më përpara në mënyrë që Konventa të filloj në orën 10:00 për arsye se duhet të tregojmë përgjegjshmëri, korrektësi edhe me opinionin publik edhe me mediat, por edhe me qindra mijëra shqiptarë që do të na ndjekin jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në botë edhe me dhjetra mijëra të huaj, miq dashamirës përkrahës tanë të cilët do të na ndjekin kudo përmes të gjitha mjeteve të komunikimit përfshirë edhe twitter. Kështu që është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin tonë. Nesër hidhen themelet për një forcë të re politike që ka mësuar nga gabimet e 20 viteve të saj të deritanishme. Njëkohësisht merren vendimet për 5 prioritetet, për zbatimin e tyre dhe realizimin e objektivit madhor për 4 milionë shqiptar plus. Mirupafshim do të kemi lajme komunikimi të tjera. Puna vazhdon! Punohet edhe nata tashmë është ditë për Partinë e Lirisë. Edhe të gjithë si Tedi Blushi. Faleminderit Tedi Blushi. Ashtu bëhet opozita.

https://www.facebook.com/watch/?v=999173828219511

 


Shtuar 26.04.2024 21:11