Meta flet për kthimin në politikë: Nuk do të guxojë Kuvendi të ndryshojë Kushtetutën pa referendum

Presidenti Ilir Meta, në një postim në Favebook, ka ndarë një deklaratë të bërë një ditë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Meta shprehet se e ka të pashmangshme angazhimin e tij të fuqishëm në politikë, madje më fortë se në dhjetor të 1990, për të rikthyer sovranitetin.

“E kam të pashmangshme të angazhohem shumë fuqishëm në politikë.

Shumë më fort se në dhjetor 1990.

Të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri, që është minuar dhe tradhtuar.

T’i japim vlerën që i takon popullit.

Do t’i rikthejmë sovranitetin mbi jetën politike, që të mos guxojë asnjë Kuvend me 140 deputetë të ndryshojë Kushtetutën pa referendum”, shkruan Meta./albeu.com


Shtuar 11.02.2022 15:25