Ministri i jashtëm e Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi sot se mercernarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja – Hercegovina janë dërguar në Ukrainë.
Në lidhje me këtë dekleratë të kreut të diplomacisë ruse, ka reaguar ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, i Shqipërisë, Pandeli Majko.
Majko nëpërmjet në postimi në rrjetin social “facebook” shkruan se deklarata e Lavrov është e paprecedentë.
Postimi i Majkos:
“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv ËION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko. /albeu.com