Tensionet me Rusinë, Berisha në krah Ukrainës: T’i dërgojmë municione nga Shqipëria

Sali Berisha i kthyer pas disa kohësh në Kuvend, ndër të tjera shprehur solidaritetin e tij për shtetin e Ukrainës, që rrezikon të pushtohet nga Rusia.

Berisha u shpreh se Kuvensi i tij nuk mund të heshtë, duke përfshirë kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha.

Gjithashtu lideri historik kërkoi që Shqipëria ta furnizonte Ukrainën me minucione.

“A po kërcënohet për puthim një vend sovran? Çfarë është kjo marko-qeveri dhe ky narko-parlament që nuk thotë një fjalë të vetme. A rrihet në këtë parlament apo jo më thoni mua? Jo nuk rrihet. Natyrisht, por jam këtu për t’i shprehur solidaritetin tim të plotë në emër të PD, kombit ukrainas, jam këtu për të ngritur zërin, për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit.Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund tu dërgohen atyre, por argati i Beogradit jo më kot hesht dhe pengu i tij, natyrisht i paqenë, por ju zotërinj deputetë duhet të ngrini zërin se përfaqësoni PD jo Lul bravën.

Nuk mundet këtu të dominojë Beogradi. E kam ngritur dhjetëra herë ‘Ballkani i hapur’ është hegjemoni serbe dhe influencë ruse. Le të vijnë ata të dy njëherë këtu të japin llogari për këtë. Edhe kur mungojnë, mungojnë së bashku”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 12:48