Mblidhet sot Kryesia e PD, miratohen emrat e kandidatëve për sekretar të përgjithshëm dhe nënkryetarë

Partia Demokratike zhvillon këtë të premte zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj.

Sipas njoftimi, PD sot në orën 14:00 do të zhvillonë një mbledhje Kryesie, në të cilën pritet të miratohen emrat për kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e partisë.

Pas këtij procesi, rreth orës 17:00 pritet mbledhja e Këshillit Kombetar për të votuar kandidaturat në selinë blu.

Njoftimi:

Pershendetje,

Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.

Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD!

Dite te mbare!/albeu.com