Masakroi gruan me thikë dhe më pas shkoi të hante drekë, ky është autori i krimit në Fier

Është publikuar fotoja e 56-vjeçarit Petrit Malaj i cili ditën e djeshme masakroi me thikë gruan e tij, Valdete Mamaj, nënë e një vajze dhe nëj djali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mengjesin e së martës në lagjen Sheq i Madh në Fier. Ngjarja fillimisht u raportua si vetëvrasje.

Pas grumbullimit të provave është thirrur për të dhënë deshminë e tij para hetuesve edhe bashkëshorti i viktimës.

Pas disa orësh marrje në pyetje, ai ka pranuar se e ka vrarë ai të shoqen duke shtuar se dyshonte se ajo e tradhëtonte.

Menjëherë pas krimit, autori kishte shkuar në restorantin e lagjes për të ngrënë drekë, që ta shikonin të tjerët./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 11:49

Tags: , , ,