EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Fier, ky është 31-vjeçari që vrau ish-gruan (FOTO LAJM)

Pak minuta më parë është raportuar për një krim të rëndë të ndodhur në Fier, saktësisht  në fshatin Zhupan.

Mësohet se autori i krimit është Elton Meta, i cili  ka vrarë ish- bashkëshorten e tij Sabrina Bega.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit./albeu.com/


Shtuar 10.09.2021 23:26

Tags: ,