Lëvizte me pistoletë dhe thikë me vete, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Policia e Shtetit në bashkëpuni me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar me sukses operacionin “Mbikalimi”, kë në pranga ka rënë një 25-vjeçar.

I riu qarkullonte me pistoletë dhe thikë në automjet, ndërsa gjatë ndalimit blutë kabë bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit , një krehër, monicion luftarak, thikën dhe veshje të ndryshme si atë të Policisë.

Të lidhura

None found

I riu po lëvizte me një mjet tip “Fiat”, ndërsa policia i është vënë në ndjekje dhe e ka ndaluar te mbikalimi i Rinasit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me pistoletë dhe thikë në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe veshje të ndryshme (uniformë) si ato të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se me një automjet tip “Fiat”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Rr. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Te mbikalimi i Rinasit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin Rr. H., 25 vjeç.

Gatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary