Alarm në Athinë, një person i armatosur kërcënoi se do të hapte zjarr para Parlamentit grek

Një person i armatosur ka kërcënuar se do të hapte zjarr para Parlamentit grek.

Burri gjysmë i zhveshur, i armatosur e në gjendjë të rëndë psikologjike ka vënë në alarm policinë greke që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I ndodhur para Parlamentit grek, burri mbante një pankartë ku shkruhej: ‘Mbreti Minos, grusht shteti’ dhe kërcënonte se do të hapte zjarr.

Brenda pak minutash forcat e policisë rrethuan Parlamentin grek dhe bllokuan rrugët.

Nuk ishte e qartë nëse ai kishte një kërkesë apo donte të kryente vetëvrasje, shkruan media helene prothema.gr.

Pas rreth 90 minutash, burri u arrestua , pasi forcat e ndërhyrjes së shpjetë arritën ta çarmatosin dhe ta arrestonin.

Pas orës 5:00 të mëngjesit të gjitha rrugët rreth Parlamentit grek janë hapur.

Kujtojmë se mbreti Minos që burri kishte shkruar në pankartë, thuhej se ka qenë mbret i fuqishem në Kretë dhe se ka sunduar në pallatin madhështor në Konos.