Lefter Koka insiston, i drejtohet Gjykatës së Lartë për masë sigurie më të butë

Pas humbjes  në të dyja  shkallët e gjyqësorit , ish-ministri Lefter Koka do ti drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs për të marrë një masë sigurie më të butë.

Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. /albeu.com


Shtuar 10.02.2022 09:43