SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Jamarbër Malltezi të kthehet në qeli

Prokuroria e Posaçme, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku kërkon rikthimin e tij në qeli.

Më herët, Gjykata e Apelit, ndryshoi masen per Malltezin nga arrest ne burg ne arrest shtepie.

Jamarbër Malltezi, është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet se u gdhi brenda natës milioner mbi një truall të marrë shtetit paligjshmërisht dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani.

Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të  janë ngritur 17 kulla.


Shtuar 22.12.2023 11:06