Trajneri Italian, Mançini do i jepte fitoren e madhe Italisë në kampionatin Europian, në një ndeshje spektakolare përballë Anglisë.
Ditën e sotme ai ka marrë disa pyetje mbi skuadrat italiane dhe njëra prej tyre ishte edhe më pikantja.
Por kush i ngjan më tepër “axurrëve” nga ekipet në Serinë A? Përgjigja është shumë e thjeshtë për trajnerin: “Milan dhe Atalanta”.
Arsyeja? Pikësëpari vlen të theksohet se flitet për dy ekipet e vetme në Serinë A që nuk e kanë ndërruar trajnerin e tyre. Ndërsa gjithashtu Mancini shton se i ngjasojnë Italisë pasi nuk kanë vlera individuale, por frymë grupi që rrit edhe lojtarët.
“Milani dhe Atalanta janë dy ekipet që i ngjajnë më shumë Italisë. Ata ngrenë shfaqjet e tyre falë lojës që bëjnë me frymën e grupit. Nuk është rastësi që janë dy ekipet e e vetme që kanë konfirmuar trajnerët nga 7 ekipet e mëdha. Pioli dhe Gasperini kanë të njëjtat karakteristika për vetë mënyrën sesi zgjedhin që të luajnë”, ka thënë Mancini./albeu.com