Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatin e tij për Belshin, Bedri Qypi.
Ai preku fenomenin të largimit masiv të shqiptarëve dhe theksoi se qeveria po zbaton politika armiqësore ndaj tyre. Sipas tij, kjo është dhe asryeja kryesore që në 8 vite janë larguar 937 mijë shqiptarë.
Më tej Berisha theksoi se nuk do të mbështesë pasurimin e një grupi personash në kurriz të qytetarve.
Berisha: Belshi dhe Shqipëria kanë sot nevojë jetike ndryshimin, aq saç ka zogu ajrin për të fluturuar. Kanë sot nevojë jetike ndryshimin në mënyrë që djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, t’i japin një mbështetje vendit të tyre.
Këtu jemi para një momenti të jashtëzakonshëm. Mendoni në 8 vite janë larguar 937 mijë shqiptarë, nga të cilët 80% nën 30 vjeç. Këtu nuk përfshihen ata që janë larguar në SHBA apo Kanada.
Nëse nuk bëjmë gjë, në 8 vitet e ardhshme ata që janë larguar do tërheqin edhe 1 milionë të tjerë.
Pse po ikin? Sepse kjo qeveri që ne duhet ta ndryshojmë sa më shpejt, po zbaton politika armiqësore ndaj shqiptarëve.
Këta nuk shohin asgjë veç pasurimit të tyre dhe një grupi oligarkësh. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam kundër të pasurve, por kurrë nuk do t’i mbështes në kurriz të qytetarëve.
Jam i detyruar në moral dhe ligj që të mbroj interesat e qytetarëve, ndërsa ai mbron interesat e oligarkëve./Albeu.com./