Kundër traut në Parkun e Divjakës, banorët përplasen me policinë (VIDEO)

Banorët e Divjakës kanë dalë ditën e sotme sërish në protest pasi kundërshtojnë vendosjen e traut në park duke detyruar çdo vizitor të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.

Kujtojmë që banorët protestojnë prej katër ditësh kundër këtij vendimit të qeverisë.

Konkretisht, çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.

Protestuesit kanë shtyrë kabinën e vendosur në hyrje të parkut ku çdo person që dëshiron të futet brenda tij duhet të ndalojë për të bërë pagesën.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme ku në njërën prej tyre shkruhet “Fëmijët tanë duan oksigjen”.