Bashkimi i Përputhen ka bërë një kthesë 180 gradë në raportin e tij me Alvisën, pas refuzimit që ai i bëri asaj pak ditë më parë për të dalë në takim.
Ai e ftoi Alvisën në një kërcim romantik, ku nuk munguan përqafimet, bisedat e ngrohta e buzëqeshjet.
Qershia mbi tortë ishte një buqetë më lule që i’u dhurua vajzës nga Vlora nga djali nga Mitrovica.
Në buqetë ishte dhe një letër me shkrimin: Sepse ti e meriton.
Alvisa më pas tregoi se më në fund u ndje shumë mirë dhe e emocionuar.
“Dua ta ftoj Alvisën në një kërcim për disa arsye, sepse kemi pas gricje siç e dimë të gjithë, kam biseduar dhe me ish të dashurin e saj Hysenin, për lidhjen që ka pas me të, jam sqaru dhe me të pak dhe në Prime ka thënë se ka pëlqim për mua ende edhe mbrëmjen e kaluar ka thënë që ka pëlqime të forta këtu. Mendoj që mënyra më e mirë për me bind edhe veten është që ta vazhdoj njohjen me të, që të shohim deri ku shkon kjo njohje”, shprehu ai.
Ndërsa Arjani tha se Alvisa po e shihte Bashkimin në dritë të syrit dhe se ai nuk e përballoi shikimin e saj.
Kujtojmë se sot në Për’puthen u transmetua takimi i Brunos dhe Antonias, ama vëmendjen e morën minutat e fundit të programit./albeu.com/