Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë nesër vizitë në Tiranë, pritet nga Nikolla

Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e nesërme në vendin tonë.

Jeliazkov do të pritet nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla bashkë me delegacionin që e shoqëron.

Pas takimit, Kryetarja Lindita Nikolla dhe Kryetari Rossen Jeliazkov do të bëjnë deklaratë për mediat.