E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëdhënia e saj me bashkëshortin Ilir Meta është thyer dhe se shkaku për këtë thyerje nuk janë djegiet e mandateve në vitin 2019.
“Marrëdhënia ime politike me Ilir Metën është thyer. Sa i përket qëndrimeve të Metës, unë po flas sa i përket anës time. Ajo që dua unë të theksoj është që sot edhe në krah të Metës ke kolegët e mi që kemi ndarë të gjithë bashkë aksionin tonë opozitar. Kemi qenë bashkë në çdo betejë politike, kemi ndarë mendime, ajo që dua të theksoj se një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë krah Metës. Çështja e thyerjes, e djegies së mandateve nuk është thjesht kjo, është një çështje justifikim. Ka një sjellje të ndryshme. Jo nuk ka qenë e tensionuar mbledhja e kryesisë. Monika nuk bën debat duke thënë shefi-shefi. Debati ka filluar me paçavuren me denoncimin që ka firmosur Meta sa i përket serverëve”, tha Kryemadhi.
Fjalët mund të thonë diçka, ndërsa shprehja e fytyrës, shikimi, pozicioni i trupit ose lëvizjet mund të tregojnë diçka krejt…
Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku katër persona kanë rënë në kontakt me energjinë…
Një grup agjentësh eksperimentalë të inteligjencës artificiale të OpenAI dyshohet se dolën jashtë mjedisit ku po testoheshin dhe morën kontrollin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se mbështetja e qeverisë së Kosovës për familjet e cenueshme do të shtohet…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko…
Trajnerja kosovare Elena Sadiku është nominuar për “Topin e Artë”, duke u përfshirë në garën për çmimin e trajneres më…