Categories: sport

Elena Sadiku mes kandidateve për “Trajneren e Vitit” në futbollin e femrave

Elena Sadiku është përfshirë në listën e të nominuarave për çmimin e trajneres më të mirë të vitit në futbollin e femrave, pjesë e garës për “Topin e Artë”.

Të lidhura

None found

Nominimi përbën një vlerësim të rëndësishëm për 32-vjeçaren kosovare, e cila gjatë viteve të fundit ka fituar reputacion si një prej trajnereve më të spikatura në futbollin evropian.

Aktualisht, Sadiku është në drejtimin e skuadrës suedeze Hacken. Përpara kësaj detyre, ajo drejtoi Celticun në Skoci, ku zhvilloi një periudhë të suksesshme.

Në garë me të janë Jonatan Giraldezi i Lyonit, Andree Jeglertzi i Manchester Cityt, Nils Nielsen i Japonisë dhe Pere Romeu i Barcelonës.

Sadiku është e vetmja trajnere femër mes emrave të nominuar, një element që i jep edhe më shumë peshë kandidaturës së saj.

Gjatë kohës në krye të Celtic, ajo fitoi Premier Leaguen skoceze dhe u bë pjesë e historisë së klubit.

Më pas, pas përfundimit të aventurës në Skoci, kosovarja mori drejtimin e Hackenit në Suedi, me të cilin vijoi rezultatet pozitive dhe triumfoi në garën Europa Cup.

të fundit

Marshim drejt Drejtorisë së Policisë, gaz ndaj protestuesve dhe gurë kundër forcave policore

Protesta është zhvendosur edhe në një tjetër zonë të kryeqytetit, në rrugën e Myslym Shyrit, ku mësohet se qytetarët po…

16 seconds ago

Protesta në Tiranë mes tensioneve, rreth 6 mijë policë në terren dhe kazanë të djegur në aksin drejt Rrugës së Elbasanit

Me tensione po regjistrohet protesta e sotme, e cila është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa policia nuk është…

1 minute ago

Bellai kritikon individualizmin pas disfatës ndaj Laçit: Nuk prisnim një paraqitje të tillë

Arjan BellaiVora u mposht nga Laçi me rezultatin 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores [...]Read…

5 minutes ago

U regjistrua me 166 km/h ku lejoheshin 80 km/h, arrestohet në Tabanoc 39-vjeçari nga Serbia

Një shtetas 39-vjeçar nga Serbia është privuar nga liria në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt”…

9 minutes ago

Prodhimi i bollshëm i mollëve në Maqedoni përballet me çmime të ulëta dhe mungesë tregjesh eksporti

Për dallim nga vitet e shkuara sivjet prodhimi i mollëve është shtuar, por çmimi blerës është tejet i ulët. Kultivuesit…

9 minutes ago

Tensione në protestë/ Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën “Myslym Shyri”

Situata e protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbeturinash në…

17 minutes ago