Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ndihma e Qeverisë për familjet e cenueshme do të zgjerohet gjatë këtij viti dhe do të vijojë deri në vitin 2028.
None found
Ai bëri të ditur se deri në përfundim të vitit 2026 do të rinovohen shtëpitë e 192 familjeve në nevojë.
Gjatë një vizite të martën në Prishtinë te një familje përfituese e projektit “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”, Kurti tha se numri i familjeve të mbështetura do të arrijë në 280 deri në përfundimin e programit, në vitin 2028. Projekti realizohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe UNDP-ja, me financim nga Danimarka.
Kurti tha se shtëpia e vizituar është njëra prej 51 banesave të familjeve të cenueshme që tashmë janë rinovuar. Sipas tij, deri në fund të vitit do të përfitojnë gjithsej 192 familje, ndërsa deri në vitin 2028 ky numër do të shkojë në 280 në të gjithë Kosovën.
Ai shtoi se pesë anëtarët e familjes Dragidella do të kenë kushte më dinjitoze jetese pas punimeve për termoizolimin e fasadës dhe çatisë. Familja kishte konsumuar mbi 85 megavat-orë energji gjatë vitit, ndërsa pas ndërhyrjes pritet ulje e konsumit me 74 për qind. Kjo, sipas tij, do të sigurojë më shumë ngrohtësi gjatë dimrit dhe freski gjatë verës.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se investimet në efiçiencën energjetike do të sjellin ulje të konsiderueshme të konsumit dhe faturave të energjisë.
Rizvanolli tha se gjatë pesë viteve të fundit është folur gjerësisht për kursimin e energjisë dhe tranzicionin energjetik, ndërsa këto politika konkretizohen përmes ndërhyrjeve në shtëpi. Ajo theksoi se izolimi i banesave ndikon në uljen e konsumit, të emetimeve dhe të ndotjes, por mbi të gjitha krijon kushte më dinjitoze për familjet në Kosovë.
Sipas ministres, në të kaluarën janë ndihmuar më shumë se 3500 familje për izolimin e shtëpive, ndërsa programi aktual i kushtohet familjeve më të cenueshme. Ajo sqaroi se të 280 familjet që do të përfitojnë deri në fund të programit janë pjesë e skemës sociale.
Familjarët e pritën me kënaqësi rinovimin e shtëpisë dhe falënderuan qeverinë, si dhe mbështetësit e programit për efiçiencën e energjisë.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, presidentja Justina Shiroka Pula dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal në…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rënduar ndjeshëm faturën energjetike…
Pagat e të punësuarve në Armatë dhe në sektorin e Mbrojtjes do të rriten për 10 për qind nga 1…
Zyrtarët policorë po kryejnë bastisje në disa lokacione në Shtip dhe Shkup, në kuadër të një hetimi ndaj një drejtuesi…
Selekori i Komëtares së Shqipërisë, Rolando Maran gjatë kësaj jave do ta bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për…
UEFA ka konfirmuar se një minutë heshtje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kujtim të…