Kryegjyshata botërore Bektashiane organizoi konferencën shkencore me temë: Masakra e teqeve, klerikëve dhe besimtarëve bektashianë në vitet 1913-1914.
Në fjalën e tij kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj thekson se synimi ishte asgjësimi i atdhetarëve në atë kohë kur Shqipëria ishte nën sulmin e disa shteteve.
‘’110 vjetori i masakrës kundër teqeve dhe klerikëve Bektashianë të Shqipërisë në 1914.
Me rrënimin e objekteve të adhurimit, me djegien e tyre dhe kapjen e burgosjen e tyre.
Në rrafsh të zgjimit të vetëdijes kombëtare sidomos përmes përhapjes së gjuhës shqipe’’.
Teqetë por dhe klerikët Bektashi u angazhuan në mësimin e gjuhës shqipe dhe të mbrojtjes së atdheut..
Vecoi dy ndër emrat që kryen masakra.
Lëvizja rebele e vitit 1914 dogji rreth 70 teqe duke kapur burgosur dhe vrarë dhjetëra klerikë të këtij tarikati.