Korça thuajse është gati për festë, kush janë këngëtarët që çelin festivalin

Korça thuajse është gati për festën e birrës. Kanë mbetur vetëm gjëra të vogla teknike para se eventi të fillojë.

Festa pritet të fillojë nga çasti në çast. Pak nga pak po mbushet terminali i autobusave ku është vendosur edhe një prej skenave të Festës.

Në orën 20:00 në skenën e terminalit ngjiten këngëtari grek Lefteris Pantazis si dhe ata shqiptarë Devis Xherahu e Vikena Kamenica që do të ‘djegin’ atmosferën.

Qytetarët duken të entuziazmuar dhe mezi presin startin e festës.

Korçarë dhe turistë janë bashkuar tashmë për të kaluar 5 ditë festive në qytetin juglindor dhe për të shijuar mbrëmjet e bukura nën shijen e birrës dhe tingujt e muzikës./albeu.com/


Shtuar 18.08.2021 19:44