REPORTAZH/ Realiteti komunist në Shqipëri, albeu.com siguron disa nga momentet e asokohe (FOTO LAJM)

Shqipëria komuniste ishte krejt tjetër. Të gjithë, fëmijë e të rritur nuk ja ndanin sytë kamerave.

Në sytë e tyre, një gjë dukej e qartë: Që gjithçka ishte e pashpresë. Shikimi i tyre i përhumbur të linte të kuptoje se ëndrrat e tyre për të ardhmen ishin të vrara.

Rrugët në kryeqytet ishin të boshatisura nga makinat. Shiheshin vetëm disa njerëz që qarkullonin në trotuare.

Autobuzat e asaj kohe ishin model i tipit sovjetik ose kinez, një model i dalë jashtë përdorimit në botën perëndimore, raporton albeu.com.

Qytetet ishin të vegjël, pasi Shqipëria ishte një vend rural, me përqëndrimin më të madh të njerëzve në fshat.

Punëtorët përballeshin me vështirësi të mëdha dhe mjetet e punës ishin tepër primitive për kohën.

Në shkollat e kohës ka pasur rregulla të forta. Veç zhvillimit të mësimeve, nxënësit kishin edhe detyra të tjera. Aksionet disa-ditore për punë në shërbim të komunistetit ishin të shpeshta. Uniformat e nxënësve ishin me simbolet e partisë-shtet, raporton albeu.com.

Tirana ishte e mbushur me simbole komuniste dhe shtatore të udhëheqësve lindorë si Stalini e Lenini. Në sheshet kryesore dhe institucione, qartë mund të dalloje yllin komunist ose parulla të kohës si “rroftë PPSH” etj.

Homazhet në varrezat e dëshmorëve ishin të përhershme, pasi “zvogëlimi” i atdhetarëve të tjerë të para sistemit, kishte bërë që të lartësoheshin vetëm udhëheqësit e Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar të luftës.

Radha në dyqane ishte diçka normale dhe funksiononte sistemi i tollonit për blerjen e produkteve. Pamundësia për përmbushjen e kërkesave, sillte edhe racionimin e ushqimeve për popullsinë. Ata që e kanë jetuar këtë kohë tregojnë për radhët e gjata dhe zgjimin e hershëm për të bërë blerjet e ditës, raporton albeu.com.

Regjimi komunist në Shqipëri ka nisur në vitin 1945 dhe ka zgjatur deri në vitin 1991.

Kujtojmë se sistemi komunist në Shqipëri u vendos pas Luftës së Parë Bortërore, me humbjen e aleatëve të Gjermanisë Naziste.

Vendi ynë fillimisht ishte aleat i një sërë vendeve të tjera të Europës Lindore, por gradualisht nisi të izolohej, duke prishur fillimisht marrëdhëniet me ish-Jugosllavinë, më pas me Bashkimin Sovjetik dhe bllokun e vendeve të udhëhequra prej tij, e në fund edhe me Kinën, me të cilën gjatë një harku kohor pati raporte shumë të afërta.

Pas viteve 1970 nisën të ndihen shumë efektet e këtij izolimi, dhe goditja më e madhe ishte mbi ekonominë dhe të drejtat e njeriut.

Do të duhej të vinte viti 1991 dhe rrëzimi i diktaturave në një sërë vendesh komuniste, që edhe vendi ynë t’i bashkohej sistemeve demokratike me ekonomi të lirë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./albeu.com/

 

 

 

 

Shtuar 26.01.2022 15:56