Kishte hyrë nga Shqipëria, policia greke kap 7 kilogram marijuanë në kufi

Policia greke ka parur 7 kilogram marijuanë në afërsi të pikës kufitare të Igumenicës. mediat helene bëjnë me dije se policia ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë dhe e ka kapur në Igumenicë. Mjeti ishte ngarkuar në kufi dhe po futej në brendësi të tokës greke.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako që përmbanin 7 kg 834 gram marijuanë. Policia ka sekuestruar 100 euro dhe 1 celular. Mësohet se droga ishte ngarkuar sot në mëngjes në kufi nga mjeti që kishte ardhur enkas nga Thessalia. Policia greke ka arrestuar drejtuesin për të cilin nuk bën të ditura detaje.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 4 raste të trafikut të drogës nga Saranda në Igumenicë dhe ka sekuestruar 235 kg 800 gram marijuanë me vlerë totale nëse do shitej në Greqi rreth 590 mijë euro.


Shtuar 20.02.2023 18:03